Video/ Italia “duke mbledhur veten” pas tërmeteve të njëpasnjëshme
Tre tërmete të fuqishëm goditën rajonin qendror të Italisë dhe si pasojë ka pasur qindra të lënduar dhe ndërtesat janë shkrumbuar në ato zona ku njerëzit ishin akoma duke rikuperuar tundjet vdekjeprurëse të gushtit.
Tërmetet të cilët ndodhën disa orë larg njëri-tjetrit me përkatësisht mangetudë 5.5, 6.1 dhe 4.9 shkallë riter terrorizuan qindra vullnetarë shpëtimi të cilët u munduan të punonin gjatë natës deri në mëngjesin e ditës së enjte për të rikuperuar dëmet. “Shumë shtëpi janë shembur tërësisht
”, u shpreh Marco Rinali, kryetari i bashkisë së Ushitas, për Sky televizion kombëtar italian. “Qyteti jonë ka marrë fund. Tërmeti i dytë zgjati shumë dhe ishte e tmerrshme
”. Ushita është 175 kilometra në veri-perëndim të Romës, ku dhe banorët atje thanë se e kishin ndjerë tërmetin. “Kam ndjerë shumë tërmete por ky ishte më i forti që kam ndjerë ndonjëherë. Fatmirësisht të gjithë ishin larguar nga shtëpitë e tyre pas tërmetit të parë kështu që mendoj se nuk ka pasur të lënduar
”, shtoi Rinaldi. Qendra kombëtare e meteorologjisë tha se tërmeti i parë e kishte qendrën në zonën e Maseratas, afër Perugias. “Duke parë intensitetin e lëkundjeve të tërmetit, fakti që nuk ka patur viktima është diçka e mrekullueshme
”, tha ministri i brendshëm Angelino Alfano për radion e RAI të enjten. “Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë punuar në shi në zonat e tërmeteve. E gjithë Italia i ka hedhur krahë komuniteteve që janë goditur
,” shkroi në Twitter kryeministri Matteo Renzi./tvklan.al