Video/ Iva Aliko në Zonë e Lirë, detaji që nuk u vu re
Dihet tashmë që Iva Aliko bën gjithnjë bujë me veshjet e saj në daljet publike. Mbrëmjen e sotme “Zonë e Lirë” ka bërë hapjen me Iva Alikon.
Ajo i ka befasuar të gjithë teksa ka hyrë në studio e veshur me një tyl në formë jampsuiti dhe poshtë tij nuk kishte veshur asgjë.
Teksa drejtuesi i emisionit Arian Çani komentonte veshjen e saj transparente, kamerave nuk u kanë shpëtuar detajet. Ndërkohë që ajo thoshte se nuk i intereson se çfarë thonë njerëzit për të, u vu re që Alikos i dridheshin këmbët, duke lënë të kuptohet se ishte në siklet dhe kishte emocione.
/tvklan.al