Video/ Iva Tiço flet për fëmijërinë 


Video/ Iva Tiço flet për fëmijërinë 

14:44 04/10/2017

Gazetarja Iva Tiço ishte sot e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan nga ku foli edhe për fëmijërinë e saj.

Teksa po flisnin për sportet ekstreme, Tiço tha se në vitet ‘80 sport ekstrem ishte loja me çdo mjet rrethanor. Gazetarja tha se kur ka qenë e vogël shmangte lojërat me gara, pasi kishte inatë të humbiste.

“Unë jam rritur në vitet ‘80 dhe sport ekstrem në atë kohë ishte loja me çdo mjet rrethanor. Tani kur shkoj në plazh dhe nxihem më dalin të gjitha “hartat” (shenjat) si pasojë e lojrave. Unë kam shmangur lojërat me gara sepse kisha shumë inatë të futesha në një garë dhe të mos fitoja. Kisha vëllanë më të vogël dhe nëse ai më thoshte, fitova, unë e rrihja”,

tha Tiço.

/tvklan.al






Të ngjashme