Video/ Ja që romantikët nuk kanë “vdekur”!
Një propozim për martesë gjithnjë është emocionues dhe i bukur. Por, ky propozim është më i veçanti dhe më i bukuri që mund të keni parë ndonjëherë.
Ky çift na dëshmon më së miri se dashuria e vërtetë nuk është gjithmonë vetëm në përralla apo nëpër filma, por ajo ekziston edhe në jetën reale. Djaloshi romantik e ka emocionuar të dashurën e tij 29-vjeçare, Nicole Pedane, duke e bërë të shpërthejë në lotë nga surpriza që kishte ideuar për të. Në mes të “Time Square”, djali romantik i ka habitur të gjithë me gjestin e tij, e veçanërisht të dashurën e cila me lot në sy i ka thënë Po-në e shumëpritur. Ai kishte realizuar një video e cila përmbante historinë e dashurisë së tyre, e cila në momentin që vajza ka mbërritur është shfaqur në një Billboard të madh. Pas shfaqjes së videos, ai e ka pyetur të dashurën e tij nëse është e gatshme që të martohet me të. Djaloshi është shprehur se për këtë surprizë ai kishte punuar dy vite.“Ajo është më e mira dhe meriton më të mirën, kështu që unë kisha dëshirë të gjeja idenë më të mirë të mundshme”-
ka thënë ai./tvklan.al