Video/ Ja si shpërtheu në flakë makina në karburant
Lezhë– Një makinë është djegur në aksin rrugor Laç – Lezhë, pak pasi është furnizuar me benzinë në një karburant.
Në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al qytetarët kanë sjellë një video ku duket momenti që automjeti tip “ Ford “ me targë AA 870 AP është në flakë në karburant.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar pasi makina është ndezur.
Makina është larguar nga punonjësit pak metra nga karburanti për të mos rrezikuar shkaktimin e dëmeve të tjera përreth, ndërsa drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë i padëmtuar.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik./tvklan.al