Video/ Ja vendi nga ku u qëllua i burgosuri në Vaqarr
Gazetarët e Televizionit Klan raportojnë nga vendi i ngjarjes se autori ka qëlluar nga kjo distancë (video), rreth 150 metrash larg murit rrethues të burgut të Vaqarrit.
https://www.youtube.com//embed/LjBRiTLFFIQ
Ndërkaq në lidhje me atentatin e ndodhur në këtë burg, Policia e Tiranës ka dhënë këto detaje.
Sipas saj, në ambientet e ajrimit Lili Dulaj, 40 vjeç, i lindur në Prizren, i cili është i paraburgosur në I.E.V.P. Vaqarr, është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person i paidentifikuar nga jashtë burgut, në kohën kur ka qenë në ambientet e ajrimit.
Lili Dulaj ishte lënë në burg më 17 maj të këtij viti, nga gjykata e Tiranës, nën akuzën për dhunë në familje
Policia e Tiranës ka dyshime se shënjeshtra e atentatit të ketë një tjetër i burgosur, që ndodhej në ambientet ajrimit së bashku me 40-vjeçarin nga Kosova.
Forca të shumta të ndërhyrjes së shpejtë, të RENEAS, të njësisë Shqiponja dhe komisariateve 1 dhe 6 po kërkojnë në të gjithë zonën për rreth burgut, me qëllim kapje e autorit të atentatit.
Shtetasi Lili Dulaj është transportuar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al