Video/ Jahti luksoz shpërthen në flakë
Një jaht luksoz i ankoruar në Saint Tropez ka shpërthyer në flakë. Video është filmuar nga një turist suedez, ku duken shtëllungat e mëdha të tymit që dalin nga jahti.
Nuk dihet kujt i përket mjeti lundrues, por në pjesën e përparme kishte një flamur belg. Mediat nuk japin të dhëna se si filloi zjarri, çfarë e shkaktoi apo nëse kishte njeri brenda jahtit në momentin kur shpërthyen flakët. /tvklan.al