Video/ “Jam fajtor, nuk ka problem”. Policia rrugore me “dorë të hekurt”
Për 24 orë 8 drejtues automjetesh janë arrestuar. Nga këta, sipas Policisë Rrugore, 6 ishin në timon në gjendje të dehur dhe 2 nuk kishin leje drejtimi.
Policia thotë se janë pezulluar 66 leje drejtimi, për drejtim automjeti në gjendje të dehur, shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje semafori.
Sa i përket rripit të sigurimit janë vendosur 283 gjoba. Policia thotë se edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Pavarësisht këtyre masave aksidentet rrugore në Shqipëri nuk kanë të sosur, e ndërsa bilanci i viktimave është si në luftë. /tvklan.al