Video/ “Ju lutem hapeni derën e avionit, foshnja ime po vdes”
Një nënë është filmuar teksa bërtiste me të madhe, duke i kërkuar stafit të avionit që të hapte derën, pasi foshnja e saj kishte probleme me frymëmarrjen dhe duhej me patjetër që të merrte ajër.
Ajo ju lut personelit të linjës “Pakistan International Airlines” që udhëtonte nga Parisi drejt Islamabadit.
Sipas saj avioni u vonua dy orë dhe nuk po nisej dhe kjo ishte një shqetësim shumë i madh, pasi foshnja e saj kishte nevojë për ajër.
Pasagjerët e tjerë bënë të njëjtën gjë duke i thënë stafit të avionit se ata duhet të hapnin derën me patjetër sepse foshnja rrezikonte jetën.
Edhe pse rregullat janë që në asnjë mënyrë nuk duhet të hapej dera, stafi u detyrua ta bënte këtë gjë, pasi ishte në rrezik një fëmijë.
Ndërkohë, linja ajrore ka thënë se ka pasur vetëm një vonesë prej 30 minutash, pasi avioni kishte një defekt në motor.
/tvklan.al