Video/ Kaloi 18 vjet në burg për përdhunimin që nuk e bëri kurrë, ky është reagimi i 42-vjeçarit


Video/ Kaloi 18 vjet në burg për përdhunimin që nuk e bëri kurrë, ky është reagimi i 42-vjeçarit

19:20 18/05/2018

Ishte 24 vjeç kur u dënua për një krim dhe doli nga burgu 42 vjeç. Ky është momenti kur Tomasz Komenda dëgjon vendimin për lirimin e tij nga burgu. Komenda kreu 18 vite prapa hekurave për një përdhunim dhe një vrasje që nuk e ka kryer kurrë.

Ai duket i përlotur dhe vendos duart në fytyrë, sapo dëgjon se do të lirohet. Pas rishqyrtimit të provave të reja mjeko-ligjore u konstatua se Komenda, nuk e ka kryer përdhunimin për të cilën u akuzua në Poloni në vitin 1997.

Pas lirimit të tij, ai tha:

“Po pyes veten se çfarë gabimi kam bërë që jeta ime u kthyer në një ferr për 18 vite. Gjatë gjithë asaj kohe unë u trajtova si ndyrësirë”.

Ngjarja:

Një 15 vjeçare u përdhunua dhe më pas u vra gjatë një party për Vitin e Ri në vitin 1997 në Poloninë Jug-Perëndimore.

Provat e gjykatës treguan se ajo vdiq nga humbja e gjakut. Kur policia gjeti trupin e saj, ata fillimisht kishin disa persona të dyshimtë, pasi në vendngjarje u gjetën shumë prova. E mitura ishte me shenja kafshimesh në trup.

Në vendngjarje u gjetën qime dhe një kapele burrash. Pas verifikimeve të asaj kohe, policia arrestoi Komendan si vrasësin e të miturës. Edhe pse 42- vjeçari nuk i pranoi në fillim akuzat, pasi kishte mungesë provash dhe deponimi i dëshmitarëve nuk u mor parasysh.

12 njerëz konfirmuan alibinë e tij, se ai ishte rreth dy kilometra larg nga vendi i ngjarjes në atë kohë.

Më vonë ai u detyrua të pranonte ato që tha policia, pasi u kërcënua dhe u keqtrajtua.

“Ata më rrahën aq shumë sa që unë do të kisha pranuar edhe të qëlloja Papën”

, ka thënë Tomasz Komenda.

/tvklan.al






Të ngjashme