Video: Kamioni shtyp 3-vjeçarin me biçikletë
Një 3-vjeçar ka dhënë shpirt në mënyrë tragjike pasi u shtyp nga një kamion që ecte prapa. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sanxhaktepe, një rrethinë e Stambollit, rreth orës 17:00 të kësaj të marte.
Gjithçka është regjistruar sekondë pas sekonde nga kamerat e sigurisë në zonë. Kamioni po dilte nga një rrugicë kur ka përplasur dhe më pas i ka kaluar me gomat e prapme sipër trupit të 3-vjeçarit,i cili dha shpirt në vendngjarje. Banorët e zonës vrapuan për në vendngjarje, por ishte tepër vonë. Vdekja e vogëlushit rriti tensionin mes banorëve dhe shoferit që nuk e kishte parë. Turma e njerëzve u shpërnda me ndërhyrjen e forcave të policisë. Trupi i pajetë i vogëlushit mbeti në rrugë deri në mbërritje të ambulancës, ndërsa shoferi i kamionit u arrestua. /tvklan.al