Video/ Kapen dy shqiptarë me 1 milion euro heroinë e kokainë
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Bologna, të cilët kishin në posedim një sasi të madhe heroine dhe kokaine.
Sipas mediave, në shtëpinë e tyre policia gjeti 25 kg heroinë dhe gjysmë kilogramë kokainë, vlera e të cilave shkonte në mbi 1 milionë Euro nëse do të shitej me pakicë.
Dy shqiptarët e arrestuar janë 25 dhe 28 vjeç. Ka qenë pikërisht 25-vjeçari që po ndiqej nga policia kur po shkonte në shtëpi. Pasi vuri re se po vëzhgohej, ai filloi të vraponte por u pengua dhe u rrëzua.
Në momemtin e arristimit, 25-vjeçari kishte një çantë me 18 mijë euro. Nga kontrolli në shtëpi ku qëndronte edhe 28-vjeçari, u gjet droga, një pistoletë gjysmë automatike dhe 100 mijë euro të tjera cash. Dy shqiptarët u arrestuan menjëherë dhe janë dërguar në prokurori.
/tvklan.al