Kapet 26-vjeçari me 118 doza kokainë
Një shpërndarës kokaine është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës. Aksioni për kapjen e tij u zhvillua tek zona e “Pedonales” dhe prej kohësh i arrestuari mbahej nën vëzhgim nga policia.
Ai është identifikuar si Blerim Harusha, 26 vjeç, banues në lagjen “Ajasem” Shkodër. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën 114 doza të tjera të lëndës narkotike e dyshuar Kokainë. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan dhe 9 telefona celularë si dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme./tvklan.al