Video/ Kida flet për jetën private
Edhe pse shumë e re në moshë Kidën mund ta quash pa frikë një këngëtare të afirmuar në muzikën pop shqiptare. Ndryshe nga shumë kolege të saj 20-vjeçarja Orkidea Latifi ka vulosur një premtim të pathyeshëm për të mos u bërë pjesë e asnjë skandali. Quajeni të çuditshme ose jo, por kjo nuk e ka penguar të rrëmbejë miliona klikime si edhe të krijojë një komunitet fansash si në rrjetet sociale edhe në shfaqjet ku performon.
Në një intervistë për “Jo vetëm modë” Kida foli për projektet muzikore, ndërkohë që jetën private preferoi të mos e ndajë me publikun duke thënë se nuk është momenti për të.
Ndiqni videon nga minuta 33:03-39:03
“Momentalisht muzika për mua është kryesorja dhe kur bëhet fjalë për Kidën bëhet fjalë për muzikën time. Kam qejf të pyetem për karrienrën dhe muzikën time, gjërat tjera janë private dhe nuk është momenti për to. Mundohem të bëj gjara të ndryshme dhe besoj e arri qëllimin dhe i bëj gjërat ndryshe për të mos qenë njëlloj me të tjerët”, tha Kida.
Ajo ishte vetëm 16 vjeç kur debutoi në muzikë me pamjen e një vajzë rebele. Por me kohën edhe stili i saj ka ndryshuar thuajse krejtësisht.
“Ndryshimi i stilit tregon që po rritem. Çdo vit kam patur dëshirë të sjell gjëra të reja edhe në stilin tim”, tha këngëtarja.
Edhe pse vitet shkojnë, sa herë pyetet për jetën private Kida që e ka deklaruar veten pa asnjë përvojë në dashuri përgjigjet po njësoj: “Asgjë nuk ka ndryshuar, është e njëjta gjë. Ndërkohë që tekstet e këngëve thotë se “ashtu i ka ndjerë”.
E pyetur se si e përjetoi sulmin e kolegut në kompani Fero, Kida preferoi ta shmangte duke mos dhënë asnjë përgjigje.
/tvklan.al