Video/ Kjo copë alumini tregon se ufo-t kanë vizituar Tokën


Video/ Kjo copë alumini tregon se ufo-t kanë vizituar Tokën

17:15 21/10/2016

Një copë alumini e cila duket sikur është formësuar me dorë, është një prove 250,000 vjeçare që tregon se alienët e kanë vizituar dikur Tokën.

Zbulimi i copës misterioze të metalit gjatë Romës komuniste është gjetur në vitin 1973 dhe nuk është bërë publike kurrë, sipas CNN.

Testimi ka treguar se copa është e përbërë nga 12 metale dhe është 90% alumin me data të shkruara në gjuhën romake, kur tregohet se është 250,000 vite e vjetër.

398D0D6900000578-3856168-image-a-25_1476976975768

Rezultat fillestare u konfirmuan më pas nga një laborator në Luzanë të Zvicrës. Alumini nuk ka qenë i përdorshëm nga njerëzit deri para 200 vitesh, kështu që zbulimi i pjesës metalike besohet se është zbulim i rrallë dhe sensacional.

Në vitin 1973, punëtorët anës gjirit të lumit Mures, jo larg nga qendra e qytetit Romak të Aiud, gjetën tre objekte 10 metra nën tokë.

Ato ishin të pazakonta dhe shumë të vjetra dhe arkeologët identifikuan menjëherë dy prej tyre si fosile.

Pjesa e tretë dukej si metal ose si fundi i një sëpate.

398D0DE500000578-3856168-image-a-37_1476978008764

Të tre pjesët u dërguan për analiza të mëtejshme në Cluj, qyteti kryesor në rajonin Romak të Transilvanisë.

U përcaktua se dy kockat e mëdha i përkisnin një kafshë gjigante të zhdukur rreth 10,000-80,000 vite më parë, por ekspertët u mahnitën kur panë objektin e tretë, një objekt metalik të lehtë në peshë./tvklan.al






Të ngjashme