Video/ Krem karamel
Përbërësit:
4 vezë + 2 të verdha vezësh
150 ml krem pastiçerie
250 ml qumësht
Gjysmë lugë çaji vanilje
200 gr sheqer
Gjysëm tasi qumësht panda
Përgatitja:
Si fillim nxeheni sobën në 160 gradë. Merrni një tas dhe hidhi 4 vezët së bashku me 2 të verdhat shtesë. Shtoni kremin e pastiçerisë, qumështin, sheqerin, vaniljen dhe qumështin panda. I përzieni mirë. Në një tigan të veçantë hidhi sheqer dhe lëreni të bëhet masë xhelatinoze. Sapo të ngrijë hidheni në një pjatë dhe shtoni sipër, masën që përgatitët. Vendoseni në ujë të zier për 45 minuta në temperaturën 160 gradë./tvklan.al