Video/ Kryepeshkopi pagëzon në mënyrë të dhunshme foshnjen duke e shkundur me forcë
Një kryepeshkop ortodoks nga Gjeorgjia ka shkaktuar polemika me mënyrën e tij të dhunshme të pagëzimit. Patriarku nga kisha ortodokse e Gjeorgjisë, Ilia II, është filmuar duke zhytur me dhunë një foshnje në kazanin e pagëzimit.
Videoja e pazakontë është filmuar gjatë festimit të pagëzimit të foshnjes të treguar në video. 84-vjeçari e rrotullon fëmijën me forcë nga koka e këmbët dhe më pas e zhyt në ujë me një shpejtësi të madhe. Duke mos dashur shumë fjalë për t’u komentuar, në video duket qartë paniku në fytyrat e të pranishmëve. Pasi kryepeshkopi e zhyt të voglin me forcë në ujë, ai dëgjohet që qan me të madhe. Sipas “Euroneës”, patriarku ka pagëzuar 780 fëmijë në një ceremoni të ngjashme duke përdorur metoda të dhunshme, 4 herë në vit./ tvklan.al