Video/ Kur luani me ndjenjat e një tifozi
Nëse dëshironi të çmendni një tifoz të zjarrtë futbolli, ju thjesht mund ta bëni duke i marrë atij komandën e televizorit. Këtë ka bërë pikërisht e dashura e një tifozi turk i cili po shijonte një ndeshje ulur në një divan.
Ajo ka përdorur në largësi pultin e televizorit, duke e fikur dhe ndezur atë në çdo moment të rëndësishëm të ndeshjes. Reagimi i tifozit është mjaft i dhunshëm, i cili ka filluar të godasë televizorin dhe laptopin, pasi nuk e ka kuptuar që ishte e dashura ajo që shkaktonte fikjen dhe ndezjen e herëpashershme të televizorit.
Videoja është klikuar nga mijëra shikues, ku nuk kanë munguar edhe komentet qesharake.
/tvklan.al