Video/ Kur shoqja të bën “gropën”


Video/ Kur shoqja të bën “gropën”

14:51 18/08/2018

Ky është momenti kur një adoleshente për pak sa nuk ka gjetur vdekjen, pasi shoqja e saj e shtyu nga ura.

Jordani Holgerson, 16 vjeçe, theu 5 brinjë, mori fraktura në trup, pasi Taylor Smith, 18 vjeç, e shtyu ata nga ura mbi lumin Lewis në Parkun Rajonal të Moulton Falls pranë Vancouver,  javën e kaluar.

Sipas ABC, Smith është thirrur për të dëshmuar në Prokurori, pasi shoqja e saj për pak sa nuk ka gjetur vdekjen.

Gjatë dëshmisë adoleshentja tha se mikesha e saj i 'kërkoi' ta shtynte në ujë, pasi ishte e frikësuar për ta bërë vetë.

[caption id="attachment_410800" align="aligncenter" width="540"] Taylor Smith[/caption]

Smith, tha: Do pranoj çdo dënim që do marr, duke qenë se unë i shkaktova probleme mikeshës sime, edhe pse ishte ajo që me kërkoi që ta hidhja në ujë.

/tvklan.al






Të ngjashme