Video: Ky është klipi i këngës së Botërorit
Publikohet videoklipi i këngës zyrtare të Botërorit të Futbollit Rusi 2018.
Siç ishte njoftuar edhe më herët, në hitin
Live It Up
, interpretojnë këngëtarja shqiptare Era Istrefi, përkrah Nicky Jam dhe Will Smith.
Publikimi i këngës në versionin audio mori mbi 17 milionë klikime në vetëm dy javë. Shumica e xhirimeve të videoklipit janë bërë në Rusi, shoqëruar edhe me video nga yjet më të mëdhenj të futbollit.
Me këtë këngë, Era Istrefi afirmohet edhe më shumë në arenën ndërkombëtare, pasi Himni i Botërorit pritet të bëhet njëri ndër hitet kryesore të kësaj vere.
Tv Klan