Video/ Liljana Kondakçi kujton daljen e parë në skenë


Video/ Liljana Kondakçi kujton daljen e parë në skenë

17:21 17/11/2017

Këngëtarja Liljana Kondakçi ka kujtuar sot përmes emisiont “Kush vjen për drekë”, daljen e parë në skenë.

Kondakçi tha se dalja e saj e parë në skenë ka qenë në moshën 13-vjeçare, ndërkohë që shtoi se kënga e parë që ka kënduar përpara publikut titullohej “Tekstilistes”.

“Kam qenë 13 vjeç kur kam dalë për herë të parë në skenë. Kënga që kam kënduar titullohej “Tekstilistes”, kompozimi ishte i Vasil Memës. Kam patur shumë emocione, nuk mund t’i përshkruaj. Atëherë kishte një të mirë se kishte rregull për përgatitjen e një festivali, kishte disiplinë”,

tha Kondakçi.

/tvklan.al






Të ngjashme