Video/ “Llogaridhënia”, PD: Shikoni sesi qytetari nuk lejohet të shkojë në takimin e Ramës


Video/ “Llogaridhënia”, PD: Shikoni sesi qytetari nuk lejohet të shkojë në takimin e Ramës

13:20 09/06/2018

Partia Demkratitike ka bërë publike një video ku tregon sesi një qytetar i Lushnjes nuk lejohet të marri pjesë në takimin e këtij qyteti ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama në turin e tij të “Llogaridhënies Publike”.

Opozita thotë se qytetari është ndaluar nga policia dhe nuk është lejuar që të marri pjesë në takim.

“Në Lushnje qytetarët e dyshimtë, që nuk janë kontrolluar nga të besuarit e Ramës, nuk lejohen të marrin pjesë në takimin e llogaridhënies së kryeministrit.

Në video është një qytetar që po kërkon të marrë pjesë me dëshirë për t’i bërë pyetje Ramës, por policia e ndalon t’i afrohet zonës ku Rama po kryen takimin e inskenuar. Aty janë duke protestuar edhe qytetarë të tjerë, kundër bashkëqeverisjes me krimin. Javën e kaluar, kur Rama ishte në Elbasan, një zonjë pjesëmarresë demaskoi mënyren sesi drejtuesit e PS dhe të qeverisë lokale përzgjedhin njerëzit dhe i detyrojnë të bëjnë vetëm ato pyetje që do Rama, duke e shndërruar atë që quhet llogaridhënie në një teatër propagande”, thotë PD.

Sikuese duket edhe në video qytetarë me pankarta në duar janë duke protestuar ndaj turit të Ramës./

tvklan.al






Të ngjashme