Video/ Lu dhe stafi i Ambasadës urojnë shqiptarët me “Jingle Bells”
Ambasada Amerikane në Tiranë, me anë të një videoklipi ka uruar të gjithë shqiptarët festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Në klip shfaqet Ambasadori Donald Lu, si dhe gjithë stafi i Ambasadës sëbashku me dy këngëtarët shqiptarë Venera Lumani dhe Lindi Islami, të cilët këndojnë “Jingle Bells”.
“Shumë urime për Krishtlindje të gëzuara dhe një Vit të Ri të lumtur nga e gjithë skuadra jonë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Shumë falenderime për Venerën dhe Lindin për këtë version të mrekullueshëm të Jingle Bells”
, shkruan Ambasada Amerikane në një postim të sajin në rrjetet sociale.
/tvklan.al