Video/ Makina ngre në ajër 7 – vjeçarin
*Kujdes, për disa këto pamje mund të jenë të rënda.
Ky është momenti i tmerrshëm kur një fëmijë 7 – vjeçar përplaset dhe ngrihet në ajër nga një automjet, teksa i mituri tenton të kalojë rrugën.
Aksidenti i rëndë ndodhi në qytetin Zhanaozen të Kazakistanit dhe u filmua nga kamerat e sigurisë.
Në video shfaqen dy nxënës shkolle duke qëndruar në buzë të rrugës, në përpjekje për të kaluar në anën tjetër.
Në një moment, njëri prej tyre vendos papritur që të kalojë me vrap, por përfundon duke u përplasur nga automjeti që po vinte me shpejtësi.
Ai bie disa metra më tutje.
Sipas të përditshem britanike “Mirror” policia thotë se 7 – vjeçari ndodhet në spital, megjithatë nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Pasi kjo video u postua në internet, përdoruesit janë ndarë mëdysh sa i përket personit që ka faj në këtë mes./tvklan.al