Video/ Mazniku nuk mban dot lotët në studio
Arbjan Mazniku, nënkryetari i Bashkisë Tiranë ishte sot në një dalje ndryshe në Tv Klan. Mazniku ishte i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, nga ku tregoi aftësitë në gatim.
Gjatë emisionit, ndërkohë që priste qepë për përgatitjen e recetës së tij, nënkryetarit të Bashkisë i janë mbushur sytë me lot.
“Po qaj nga pak”
, tha Mazniku, ndërkohë që me humor shtoi se u prek nga lyerja e tenxheres me hudhër, që bëri Iris Luarasi.
/tvklan.al