Protesta kundër përfshirjes në TVSH


Protesta kundër përfshirjes në TVSH

15:40 10/04/2018

Një pjesë e tregtarëve të vegjël i ulën qepenat në orën 11:00, në Tiranë.  Ishte kjo mbështetja ndaj thirrjes së shoqatave të biznesit për të protestuar kundër përfshirjes së biznesit të vogël në TVSH.

Disa tregtarë thonë se janë të painformuar dhe e përkthejnë përshirjen në TVSH si gjobë. Por jo të gjithë tregtarët iu bashkuan protestës.

Në tregun 5 Maji ata që kundërshtuan, nuk mirëpriten as deputetët e opozitës. Sekretari i shoqatave të biznesit të vogël thotë se protesta e sotme është vetëm fillimi, ndërsa nuk përjashton se përshkallëzimi mund të shkojë deri në mospagim të taksave.

Në orën 12 gjithçka iu kthye normalitetit. Protesta e biznesin të vogël pason mosbindjen civile me bllokimin e akseve rrugore nga opozita javën e shkuar, që erdhi si reagim ndaj vendosjes së taksës në pagesën për Rrugën e Kombit.

Tv Klan






Të ngjashme