Video/ Ministri filmohet duke urinuar në natyrë
Ministri për ruajtjen e ujit në Indi është duke u përballuar me kritika të shumta kohët e fundit.
Arsyeja është se Ram Shinde është filmuar duke urinuar në një fushë, pavarësisht politikave të qeverisë që po mundohet të bindë njerëzit që të përdorin tualetet. Opozitarët e kanë konsideruar këtë veprim të njërit prej ministrave, si dështim të gjithë fushatës së qeverisë aktuale mbi pastërtinë. SipasBBC
, Ram Shinde, është justifikuar duke thënë se ishte thirrje e natyrës sepse nuk ndihej mirë dhe se nuk mund të gjente një tualet tjetër./tvklan.al