Video/ Minorenet shfrytëzohen si punëtore seksi në rrugë gjatë natës


Video/ Minorenet shfrytëzohen si punëtore seksi në rrugë gjatë natës

20:00 01/02/2017

Një video e publikuar nga gjiganti informativ “BBC News” tregon disa minorene në rrugët e Los Angelesit, të cilat janë shoqëruar nga autoritetet për aktivitetin si punëtore seksi.

Përtej thonjve të kuruar këto vajza janë minorene të moshave 16-17 vjeçare që enden në rrugët e Los Angelesit duke ofruar seks.

Ato nuk mund të vihen në pranga,por policia e ka gjetur zgjidhjen duke i futur në një dhomë e duke biseduar me to. Një vend i sigurt ku ato mund të gjejnë mbështetje.

Rreshteri Brian Gallagher drejton skuadrat e natës për të shpëtuar vajza, të cilat shesin trupin e tyre në South Central, një nga lagjet më të varfra dhe më të rrezikshme të Los Angelesit në SHBA.

Në mesin e punonjëseve të seksit ata kanë gjetur edhe një vajzë e cila është raportuar si e humbur nga prindërit e saj.

Ato abuzoheshin fizikisht, seksualisht dhe emocionalisht. “BBC” thotë se është shumë mizore të shikosh se si vajzat abuzohen në një nga vendet më të pasura të botës.

Vajza më e vogël që policët kanë gjetur ka qenë vetëm 11-vjeçe./tvklan.al

 






Të ngjashme