Video/ “Mirësevini në Ferr”, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Samitin G20
Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Hamburg të Gjermanisë kundër Samitit të G20, ku protestuesit janë konfrontuar me forcat e policisë.
“Mirësevini në Ferr” është parrulla e protestuesve për liderët botërorë që do të mblidhen në Hamburg.
Marshimi filloi paqësisht teksa aktivistët protestonin nëpër rrugë duke kënduar këngë e parrulla. Më pas nisën trazirat dhe përleshjet mes protestuesve dhe policisë. Mediat botërore raportojnë se shumë vetë janë plagosur./
tvklan.al