Video/ Mister, 13- vjeçari fle 18 orë në ditë


Video/ Mister, 13- vjeçari fle 18 orë në ditë

12:20 05/04/2017

Një 13- vjeçar prej 22 javësh ndihet i lodhur dhe i pafuqishëm duke bërë që të flejë 18 orë në ditë. Kjo gjë ka shqetësuar prindërit e  Harry Appleton, nga Chesterfield, i cili nuk ka qenë në shkollë për 12 javë me radhë.

Prindërit e tij, Jan dhe James, janë frikësuar për shëndetin e djalit të tyre, pasi ai çdo ditë dhe më shumë po përkeqësohet.

Kjo gjë ka nisur dy vite më parë dhe ndodhte vetëm më periudha të shkurtra, ndërsa tani ndodh rregullisht.

Ata kanë hedhur një video në internet, duke treguar se sa e vështirë është për të zgjuar djalin e tyre.

https://www.youtube.com//embed/aIiCBRAMhes

Ne menduam se ai kishte vdekur, pasi nuk po çohej për orë të tëra, pasi edhe pse tentonim gjatë gjithë kohës duke e lëvizur apo dhe e thërritur ai nuk reagonte”,

është shprehur nëna e tij, Jan.

Mjekët kanë thënë se ai ka lodhje të rënda episodike, të cilat nuk e lejojnë të jetë në gjendje normale.

Është pothuajse si një formë kome. Ne nuk e dimë në çfarë ore do të zgjohet dhe kjo e ka dëmtuar shumë jetën e tij

”, thonë prindërit.

Harry po ndjekë mësimet me profesorë privatë, pasi e ka të pamundur të shkojë në shkollë. Gjithashtu edhe shokët e tij janë larguar sepse nuk kanë mundësi për të kaluar kohë bashkë./tvklan.al






Të ngjashme