
Video/ Mjeku grushton në fytyrë infermieren në sallën e operacionit, arsyeja do ju lërë pa fjalë
Ky është momenti shokues kur një mjek grushtoi në fytyrë infermieren që asistonte në operacion e cila ishte njëkohësisht edhe e dashura e tij.
Në video ata nisin të debatojnë menjëherë pasi e nxjerrin pacientin nga dhoma e operacionit.
Dëshmitarët e skenës që ndodhi në spitalin në provincën e Lankaos, Kinë deklaruan se mjeku e kishte akuzuar të dashurën e tij se kishte thyer protokollin gjatë operacionit dhe pasi ajo e kishte mohuar ai e kishte grushtuar.
Është infermierja ajo që e ka goditur e para mjekun dhe ai i është kthyer duke e grushtuar disa herë derisa ajo ka rënë pa ndjenja në dysheme.
Klipi ka marrë më shumë se 4 milionë shikime./tvklan.al