Video/ Mjerim dhe skamje brenda kësaj shtëpie ku jetojnë katër fëmijë të mitur
Janë të shumta familjet e prekura nga përmbytjet e dy ditëve të fundit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Një familje nga Luzi në Fushë-Krujë edhe pse ka bërë apel që ditën e premte për ndihmën e autoriteteve lokale për tu evakuar askush nuk ka reaguar. Ditën e sotme familja ka dërguar një video në tvklan.al për të treguar se në çfarë gjendje është banesa e tyre ku në të jetojnë 4 fëmijë dhe dy prindërit e familjes.
Gjithçka është e shkatërruar dhe e dalë jashtë funksionit. Uji ka marrë dhe ato pak mobilje të vjetra dhe ushqime që kishte shtëpia e Pal Gjergjit.
I bëjmë apel autoriteteve që të shkojnë në ndihmë të familjes së Pal Gjergji në fshatin Luz të Fushë-Krujës.
/tvklan.al