Video/ Momenti kur gjarpri gllabëron gjelin dhe e nxjerr sërish
Kjo video tregon momentin kur një gjarpër piton 5 metra i gjatë gllabëron një gjel. Është e pabesueshme se si ky zvarranik arrin të gllabërojë një shpend të këtyre përmasave.
Por, “vakti ushqimor” i është ndërprerë, pasi u zbulua nga pronari i fermës në Tajlandë.
Ai njoftoi ekipet e specializuara për kapjen e gjarpërinjve. Këta të fundit, e detyruan gjarprin që të nxjerrë gjelin që kishte gëlltitur.
Një pitoni zakonisht i duhen rreth dy javë për të tretur një ushqim me të tillë madhësi.
/tvklan.al