Video/ Momenti kur shpërthen droni në atentatin ndaj Presidentit
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet kur shpërthen në ajër droni që u përdor në atentatin ndaj Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Droni shpërtheu kur Presidenti po mbante fjalim gjatë një tubimi në vend të hapur. Pas ngjarjes, Presidenti Maduro akuzoi se pas këtij incidenti fshihet Kolumbia dhe SHBA-ja.
Pas këtyre akuzave, dy shtetet reaguan duke thënë se nuk kishin gisht në ngjarje. Përgjegjësinë për shpërthimin e dronit e mori një grup lokal i quajtur “Los Soldados de Frenelas” (ushtarët e frenave). Nga shpërthimi u plagosën 7 ushtarë, ndërsa disa persona janë arrestuar.
Zyrtarët e Venezuelës thanë se ishin përdorur dy dronë, ku në secilin kishte një sasi eksplozivi C4. Një nga dronët ishte parashikuar të shpërthente mbi Presidentin, ndërsa tjetri përballë tij, tha ministri i Brendshëm venezuelian Nestor Revero. Por ushtria arriti të largonte një nga dronët jashtë kursit të parashikuar, kurse tjetri u rrëzua në një ndërtesë.
/tvklan.al