Video/ Momenti tragjik kur gjyshja hedh nipin nga 9 m lartësi
Ky është momenti i tmerrshëm kur një bebe bie aksidentalisht nga 9 metra lartësi.
Pamjet tragjike të kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë një gjyshe në Kinë e cila po zbret nga shkallët elektrike të një qendre tregtare ndërsa në krahë mban nipin e saj vetëm 4 muajsh. Por teksa vendos njërën këmbë në to, ajo humbet ekuilibrin dhe pikërisht në këtë moment i rrëshket nga duart i vogli. Ajo përpiqet në mënyrë të dëshpëruar për ta kapur, por fatkeqësisht pa mundur ta shpëtojë. Sipas “DailyMail” fëmija u dërgua me urgjencë në spital, por humbi jetën disa orë më vonë. Aksidenti tragjik ndodhi në katin e tretë të një qendre tregtare në Shanghai./tvklan.al