Video: Motori përfundon në anë të rrugës


Video: Motori përfundon në anë të rrugës

11:40 10/06/2018

Një person ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Vlorë, pasi u përfshi në një aksident rrugor këtë të diel.

Burime paraprake bëjnë të ditur se i plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, udhëtonte me motor kur përfundoi në anë të rrugës.

Ngjarja ndodhi në hyrje të Vlorës, në një segment rrugor të dëmtuar e me gropa. I plagosuri u dërgua në spital, ndërsa autoritetet policore po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

/tvklan.al






Të ngjashme