Emri/ Motori përplaset me makinën, humb jetën shqiptari
Një 37-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, në një aksident rrugor në Itali. Aksidenti tragjik ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Bellaria Igea Marina, një provincë italiane. Shqiptari, Klodjan Muça, po udhëtonte me një motor “Yamaha X-MAX”.
Ai është përplasur me një automjet “Volkswagen Passat”. Sipas policisë italiane makina ka qenë duke u kthyer majtas, në një kryqëzim dhe nuk i ka dhënë përparësi shqiptarit me motor, i cili po vinte nga pas. Përplasja ka qenë fatale, ndërsa 37-vjeçari ka “fluturuar” disa metra. Shqiptari ka humbur jetën pasi kokorja i është hedhur dhe ka përplasur kokën në asfalt./tvklan.al