Video/ Motrat tregojnë anën tjetër të Balina Bodinakut
Balina Bodinaku është një prej prezantuesve që i jep sharm ekranit të televizorit.
Por, ajo që shumë prej nesh nuk dinë është marrëdhënia me dy motrat e saj, Blerta dhe Kiti.
“Kush vjen për drekë”, ka surprizuar prezantuesen me një videomesazh nga motrat dhe kunati i saj të cilët i nxorrën “të palarat” prezantueses.
“Balina ka qenë fëmijë i qetë, ka qenë si kukull dhe atë që donte ta bënte e bënte me vendosmëri të jashtëzakonshme, bënte gjithnjë çfarë donte”, tha Blerta Bodinaku.
Ndërkohë Kiti Bodinaku zbuloi një histori nga fëmijëria ku tha se Balina kur babai i saj vishej si babagjyshi i Vitit të Ri ajo i hiqte mjekrën dhe thoshte: Ky është babi.
/tvklan.al