Video/ Nano: Rama e dinte, prandaj e shkarkoi Tahirin nga posti i ministrit
Analisti Mustafa Nano, i ftuar mbrëmjen e së mërkurës në ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu, tha se kryeministri Edi Rama ka qenë në dijeni të informacioneve mbi Saimir Tahirin dhe prandaj e ka shkarkuar nga posti i Ministrit të Brendshëm.
“
Aty kishte përgjime qysh nga viti 2013, do të thotë se socialistët sapo kishin ardhur në pushtet. Në Itali ishte në pushtet Mateo Renzi, mik i ngushtë i Edi Ramës, është një miqësi edhe e deklaruar. Unë jam i sigurt se në qoftë se shërbimet italiane kanë përgjuar dy trafikantë dhe ata kanë përmendur Ministrin e Brendshëm, unë jam i sigurt që ata kanë raportuar tek kryeministrii Italisë; po ashtu unë jam i sigurt që Kryeministri i Italisë vetë, ka komunikuar me Ramën dhe i ka thënë që ‘dëgjo se rezulton kështu, kështu muhabeti’. Unë jam i sigurt që Edi Rama është një nga njerëzit që është informuar me herët se gjithë të tjerët mbi këtë histori”
, tha Mustafa Nano.
Ai tha se kjo ishte edhe arsyeja pse Tahiri u shkarkua si Ministër i Brendshëm në muajin mars 2017, pak javë pasi opozita ishte ngujuar në çadrën para kryeministrisë.
“
Saimir Tahiri është larguar si ministër për shkak të këtij presioni që ka ardhur mbi bazën e këtyre raporteve, edhe nga ambasada. Kjo do të thotë që Rama nuk është njeri i painformuar, siç po luan rolin, sikur sot e kuptoi që ekziston një dru i shtrembër në turrën e madhe të druve. Në këtë histori nga pozicioni i Ramës, o ty të ka humbur kontrolli fare mbi situatën e kombit, ose ti gjithçka dhe unë besoj se është kjo e dyta.
”
Më tej, Nano tha se kjo maxhorancë, të cilën edhe ai vetë e kishte votuar, “
për sa i takon standardit moral, për sa i takon një marrëdhënieje me qarqe apo me botën e malavitës, i ka tejkaluar maxhorancat e tjera edhe pse nuk i ka përdorur politikisht, elektoralisht po, se nuk dimë të jetë vrarë ndonjë politikan, dhe jam i sigurt që Rama edhe 100 vite të rrijë nuk ka për t’u vrarë ndonjë politikan. Por kjo nuk do me thënë asgjë.
”/tvklan.al