Video/ Ndryshon taktika, trafikantët shqiptarë tani përdorin motor uji
Trafikantët shqiptarë të drogës duket se kanë ndryshuar strategji. Kështu një operacion i fundit i policisë italiane, i zhvilluar në Kanalin e Otrantos ka përfunduar me arrestimin e një shqiptari, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Në pranga ka përfunduar 19-vjeçari me inicialet S.K, nga Vlora, ndërsa tjetri është arratisur dhe sipas mediave italiane është hedhur në det.
Gjithçka nisi kur autoritetet panë dy “jet ski” që po i afroheshin bregut në San Foca (Leçe). Menjëherë nisi operacioni për kapjen e tyre.
Ndërkohë referuar mediave italiane nuk është kapur drogë, pasi dyshohet se ajo është hedhur në det, përfituar edhe nga errësisë. /tvklan.al