Video/ “Në Kurthin e Piter Pan”, si i gjejnë pyetjet fëmijët?
Moderatorja Alketa Vejsiu ka shpjeguar mbrëmjen e së hënës mënyrën se si përgatiten fëmijët për emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.
Pyetjet pikante të fëmijëve bëjnë që shumë të pyesin nëse dikush i mëson ata.
“Shumë njerëz më kanë pyetur dhe në fakt kjo qëndron: I mësoni ju ata fëmijët që të bëjnë pyetje, ose i përgatisni ju ata? E vërteta është kjo: Ne takohemi çdo të shtunë me fëmijët dhe u flasim për personazhet, ua vendosim në ekran dhe i shohin, u tregojmë për historinë e tyre sepse janë gjenerata të ndryshme dhe u themi çfarë pyetje do të vinte ty në mendje në këtë moment dhe mbajmë shënime. Kështu vijnë pyetjet e fëmijëve”,
tha Vejsiu.
Ajo tha se ka pyetje që harrohen, dhe disa të tjera që improvizohen.
“
Disa prej këtyre pyetjeve harrohen dhe improvizohen të reja këtu, prandaj të shohim si do të shkojë sonte…”
/tvklan.al