Video/ Një ditë në tregun e gjelave të detit
Vetëm dy ditë na ndajnë nga ndërrimi i viteve dhe Renaldo ka realizuar intervista me humor në tregun e gjelave të detit në Baldushk. Qytetarët thonë se simboli i tryezës së festës së 31 Dhjetorit është shtrenjtë për xhepat e tyre. Ndërsa fermerët shprehen se kanë investuar, por në treg nuk ka para për të blerë.
Qytetari 1 - Çmimi është 8 mijë lekë kilogrami për gjel. 9 kg janë 72 mijë lekë, pra mund të shkojë edhe 72 mijë lekë një gjel. Qytetari 2 - Ta hanë gëzuar përgjithmonë dhe paratë t'i sjellin kur të kenë në xhep. T'i marrin se të gjithë duan të hanë e të pijnë. Qytetari 3 - S'ka populli para, nuk shitet malli. Janë të gjithë të mirëpritur të marrin gjela në Baldushk. Qytetari 4 - Lali Eri thotë:"Të gjithë te tregu"
që të njihen që janë vërtetë mall bio. Të shitet gjithë malli këtu e jo nëpër rrugë."Ja pra ku jemi këtu, bollëk, mirëqënie, por ndodh për disa që të mos kenë mundësi ta blejnë. Mund të bëni një foto me gjel deti! Mos e leni këtë Vit të Ri pa imazhin e gjelit të detit! Nuk ka rëndësi nëse nuk e keni në tavolinë apo në fotografi, mjafton ta keni në mendje..."/
tvklan.al