VIDEO/ Një tjetër natë protestash në Rumani
Dëbora dhe i ftohti i mbrëmjes se kaluar në Bukuresht nuk kanë ndalur mijëra protestues që të qëndrojnë përpara selisë se kryeministrisë edhe pasi qeveria rumune arriti t’i mbijetoje mocionit te mosbesimit, thërritur nga opozita e vendit.
“Ne do të rezistojmë.. ne nuk do të largohemi”, kanë thërritur përgjatë natës protestuesit e zemëruar me qeverinë, e cila hodhi poshtë një dekret që do të zbuste dënimet për të akuzuarit për korrupsion, por qe pritet të miratoje një ligj të ngjashëm, i cili do të favorizoje figura politike të korruptuara.
Vendimi i parlamentareve për të mbështetur qeverinë rumune, pritet të nxisë një tjetër valë revoltash popullore të shoqëruar me protesta masive. Fjala e fundit i takon Kushtetuese e cila do të vendosë për ligjshmërinë e dekretit./ TV KLAN