Video/ Njerëzit nuk e pikasin, heroi shpëton 3-vjeçaren nga mbytja
Një video tregon momentin dramatik kur një punonjës i sigurisë së një pishine, pikas mes njerëzve një vajzë të vogël 3-vjeçare, e cila po mbytje.
Askush nga ata që ishin në pishinë nuk e kishin vënë re 3-vjeçaren që ishte në rrezik për jetën, por ky punonjës heroik ka arritur që me vigjilencën e tij, të jetë vendimtar në momentin e duhur.
Video është xhiruar në një pishinë publike me Karolinën e Jugut, në SHBA dhe po bën xhiron e internetit.
Shumë prej komentuesve që kanë parë videon, e kanë cilësuar si një akt kriminal nga ana e prindërve, lënien pa jelek shpëtimi të vogëlushes./tvklan.al