Video/ Noizy përjashton Encën nga OTR: Mosmirënjohëse!


Video/ Noizy përjashton Encën nga OTR: Mosmirënjohëse!

21:48 12/02/2017

Reperi i njohur shqiptar Noizy, drejtues i Grupit “OTR” ka vendosur të përjashtojë Enca Haxhiajn nga grupi i tij, pasi sipas tij ajo është mosmirënjohëse.

“Hajdutët kanë arsye që vjedhin, ai që vret ka 1 arsye të fortë që vendos të vrasë, ai që gënjen ka arsyet e veta kuptohet, por të jesh mosmirënjohës s’e kuptoj!?,” shkroi Noizy në një status.

Konflikti mes dy këngëtarëve që kanë bashkëpunuar për tre vitet e fundit erdhi një ditë pas intervistës së Encës për “Prive” të Klan Kosova ku mes të tjerash tha se “Shumë shpejt albumi im i parë do të dalë, quhet ‘SelfMade’”.

Noisy reagoi duke thënë se “E kuptoj që ti do t’u tregosh njerëzve me këmbëngulje qe je “selfmade’, por të gjithë e dinë se kush të bëri, të gjithë e dinë kush ishe kur ishe vetëm, dhe të gjithë e dinë se kush u bëre kur u bashkove me “OTR”, kështu që atë ‘selfmade’ shko e thuaja dikujt tjetër jo neve. Nuk është turp të thuash që më ka ndihmuar grupi, sepse do, s’do ti, jemi grupi më i suksesshëm në Shqiptari, ishe a nuk ishe ti asgjë nuk do ndryshojë”.

“Ti dhe “stafi” keni hyrë në “Universal” me forcat e tua? Cili staf? Shoferi makinës, apo make up artist?! Mos harro se as nuk të njihnin dhe u desh të bisedoja 30 min me to për ty dhe qe vendosëm të japim 1 shans (dhe gjithë kjo bisedë është inçizuar për prova).

Shko thirr gazetarët prapë dhe jep intervistë të saktë, pa rrena, se s’ke arsye. Deri atëherë je jashtë grupit “OTR”,” shkroi Noizy në “Facebook”./tvklan.al






Të ngjashme