Video/ Nuk liroi apartamentin në kohë, pronari hedh nga shkallët turisten
Kjo video tregon momentin shokues kur një turiste shtyhet brutalisht nga shkallët nga i zoti i shtëpisë, që kishte marrë me qira.
Ngjarja në fjalë ndodhi të shtunën në mbrëmje në kryeqytetin holandez të Amsterdamit. Një zënkë mes 4 turistëve të cilët kishin marrë me qira një apartament dhe të zotit të shtëpisë u përshkallëzua duke bërë që qiradhënësi të humbte qetësinë, pasi turistët nuk e liruan ambientin kur duhej.
Sipas mediave lokale, ata duhet ta kishin liruar apartamentin në orën 11:00, por kur kishte shkuar ora 13:00, turistët ende nuk ishin gati për t’u larguar.
Kjo bëri që i pronari i shtëpisë të humbte kontrollin dhe vendosi që ta zgjidhte çështjen me duart e tij.
Në video burri dëgjohet duke bërtitur “jashtë, jashtë” teksa hedh rrobat edhe valixhen e gruas nga apartamenti poshtë tek shkallët.
Ai më pas e kap një prej vajzave nga bluza dhe e shtyn atë nga shkallët.
Pas kësaj, pronari i shtëpisë shihet teksa zbret poshtë dhe thërret që dikush të njoftojë policinë, pasi kupton se çfarë kishte bërë.
Gruaja u dërgua në spital dhe sipas mediave lokale ajo ka pësuar lëndime të lehta.
Hetuesit po hetojnë ngjarjen në fjalë dhe mund të ngrenë edhe akuzat për tentativë vrasjeje./tvklan.al