Video/ Nuk pranoi t’i lajë makinën, vret punonjësin e lavazhit
Një person është vrarë, pasi nuk ka pranuar të lajë një automjet. Pronari i një makinë BMW ka shkuar në një lavazh në Moskë, Rusi për të larë automjetin e tij, por është përballur me refuzimin e punonjësit.
Edhe pse në fillim është larguar nga lavazhi, drejtuesi i automjetit ka vendosur të marrë “hak” për refuzimin që mori nga punonjësi i lavazhit.
Ai parkoi makinë jashtë lavazhit dhe më u kthye dhe gjuajti me një grusht punonjësin, i cili ra në tokë dhe humbi ndjenjat.
Po goditja e tij ishte fatale, pasi ai u përplas në tokë dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.
Drejtuesi i BMW është arrestuar dhe do të vuajë dënimin për veprën e kryer.
/tvklan.al