Video/ Oficeri i arratisur i policisë Dritan Zagani flet në protestën e opozitës


Video/ Oficeri i arratisur i policisë Dritan Zagani flet në protestën e opozitës

13:10 27/01/2018

Në protestën e opozitës ka folur edhe oficeri i arratisur i policisë Dritan Zagani, i cili ndodhet me azil në Zvicër. Përmes një video-deklarate në protestën e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministri, Zagani tha se ndodhet i arratisur nga vendi i tij pasi zbuloi bandën e Habilajve të lidhur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

“Përshëndetje! Unë jam Dritan Zagani. Protesta ime ndaj krimit, çlirimit të drejtësisë nga mafia ka nisur prej 20 vitesh kur nisa punë si oficer Policie dhe prej 3 vitesh në mënyrë të pandërprerë në arrati, ku sakrifica e familjes dhe fëmijëve të mi është ekstreme. Jam ndëshkuar nga padrejtësia, nga trafikantë që kishin në dorë ligjin, nga trafikantë droge në Policinë e Shtetit të lidhur me eprorët e tyre.

Unë u bëj thirrje kolegëve të mi në Policinë e Shtetit, atyre oficerëve të përkushtuar të kenë kurajon të denoncojnë lidhjet e krimit kushdo që qofshin ato, sepse kështu do të jenë mburoja më e mirë, do të jenë misionarë të drejtësisë. Unë jam detyruar të largohem nga Shqipëria prej kërcënimeve, por kjo nuk është zgjedhja ime që unë të jem në arrati se ndalova Habilajt dhe Saimir Tahiri në Parlament. Sikur nuk shkon apo jo?! Unë dua të kthehem dhe do të kthehem. Ndaj dhe dua që krimi dhe bandat të mos jenë më në krye të vendit tim”, 

u shpreh Dritan Zagani. /

tvklan.al






Të ngjashme