Video/ Pa asnjë reagim, si u vodh banka. Grabitësi kallashin në kokë arkëtares
Policia e Vlorës, pas rreth një muaji, ka zbardhur grabitjen e një banke të nivelit të dytë, ngjarje që ndodhi në mes të ditës në qytetin bregdetar. Policia ka arritur të tregojë çdo taktikë të përdorur nga dy grabitësit. Në fillim është vjedhja e automjetit tip “Benz 250”, që u përdor në grabitje.
Në videon e policisë duket se si një nga autorët, Kostandinos Shakaj, arrin të vjedh me lehtësi makinën, që ishte lënë anës rrugës e ndezur.
Më pas në video duket grabitja. Policia saktëson se 36-vjeçari G.Gj, që është shpallur në kërkim është personi që futet në bankë me armë.
Në video duket se, pasi futet brenda ambienteve të bankës me kallashnikov në dorë arrin të marr me qetësi shumën e lekëve. Nga hetimet rezulton se nga kjo bankë janë vjedhur mbi 6 milionë lekë si dhe mbi 30 mijë euro.
Pasi mbush thesin, grabitësi i veshur me rroba kamuflazhi largohet me vrap. Ndërkohë tek dera e bankës është grabitësi i dytë i cili bën roje. /tvklan.al