Video/ Pamje nga vjedhja e argjendarisë, arrestohen dy persona
Policia e qytetit të Shkodrës ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit si dhe bashkëpuntorin e grabitjes së një argjendarie, ngjarje e ndodhur në 3 Shkurt në lagjen “Vasil Shanto”.
Në pranga ka rënë Françesko Vukaj, 23 vjeç, banues në fshatin Rrenc, Shkodër, si dhe bashkëpunëtori i tij Iraldo Filipi, 28 vjeç, banues në fshatin Gajtan, Shkodër .
Ndalimi Francesko Vukaj, u bë pasi dyshohet si autor i grabitjes, ku me mjetin tip Volkswagen pa targa, ka goditur qepenin e një argjendarie në lagjen “Vasil Shanto” dhe ka marrë disa sende floriri brenda, dhe më pas është larguar duke braktisur mjetin.
Ndërsa i Iraldo Filipi u arrestua, pasi në anën tjetër të rrugës ka qenë duke pritur me mjetin tip Benz, për t’u larguar sëbashku me shtetasin Françesko Vukaj nga vendngjarja, pas grabitjes së argjendarisë.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjeti tip Benz me targa AA 294 GU, i cili është përdorur nga autorët për largimin nga vendngjarja, si dhe një orë dore floriri e cila rezulton e vjedhur në argjendari./tvklan.al